Udhe Ne Pasqyre

Udhe Ne Pasqyre

B17941
Out-of-Stock
700 Lekë
Ahmet Prenci
ISBN: 9789928172853
Publisher: Botimet M&b
Publication Year: 2016
Number of Pages: 160

"Ky botim është një surprizë e bukur jo vetëm për ata që e njohin nga larg autorin, por edhe për miqtë e tij, ndër të cilët e rendis veten. Të gjithë, pra, do të zbulojmë me këtë rast një personalitet tjetër të Ahmet Prençit, të cilin ai jo se na e kishte mbajtur fshehtë, por nuk kishte synuar kurrë ta nxirrte në pah. Unë e kisha njohur prej shumë vitesh si një lexues të pasionuar, gjë që, siç e shihja, kishte ndikimin e vet mbi qasjen e tij ndaj njeriut, natyrës, politikës, historisë. Por nuk do e kisha marrë dot me mend se ai kishte gjithashtu aftësi t’i shprehte me poezi marrëdhëniet e tij të brendshme me botën që e rrethonte. Tashmë nuk do të ketë vend të shprehim atë habinë, qoftë kjo edhe një habi e bukur, pse ai na është shfaqur gjithmonë si një prokuror ndryshe, një kryepolic ndryshe, një inspektor i kontrollit të pasurive të zyrtarëve të lartë ndryshe. Ahmet Prençin e ka “zbutur” dhe vazhdon ta “zbusë” e ta përsosë poeti që ka nën lëkurën e vet." – Besnik Mustafaj

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.