Poezi Te Zgjedhura Konstantin Kavafis

Poezi Te Zgjedhura Konstantin Kavafis

B17974
Out-of-Stock
600 Lekë
Konstantin Kavafis
ISBN: 9789928113573
Publisher: Zenit
Publication Year: 2016
Number of Pages: 127

Në mos edhe më i rëndësishmi, K.P. Kavafis është pa dyshim poeti më i njohur i Greqisë moderne. U lind në Aleksandri të Egjiptit më 29 prill 1863 dhe vdiq në të njëjtin vend e në të njëjtën datë, të vitit 1933. Më 30 nëntor 1903, nëpërmjet një artikulli të shoqëruar nga tetë poezi, botuar në gazetën «Panathinea», shkrimtari G. Ksenopulos e prezantoi Kavafisin në Greqi, prezantim që, përgjithësisht, u prit keq nga qarqet letrarë të kohës;
Në skenën europiane, u prezantua në vitin 1919 nga anglezi E.M. Forster, i cili -por edhe Ungaretti e Kazanxaqis- shkoi dhe e takoi poetin në Aleksandri. K.P. Kavafis përbën një rast krejt të veçantë në traditën letrare në Greqi e më gjerë, i pangjashëm me asnjë nga paraardhësit e tij, qofshin këta grekë apo të huaj. Toni alegorik dhe ironia mund të përmenden si dy nga tiparet më spikatës të poezive të Kavafisit, pjesa më e madhe e të cilave kanë fabul e personazhe të huazuar prej lashtësisë historike a legjendare.
Gjithë poetët e mëvonshëm grekë (dhe jo grekë: Auden, Borges, Brodskij, Holub, Miŀosz, Montale), kush më shumë e kush më pak, janë ndikuar nga Kavafis. Kazanxaqis, Ricos, Engonopulos e të tjerë kanë shkruar për këtë poet të madh, nga më fenomenalët e letërsisë mbarëbotërore, poezi, ese, studime, kujtime. Por, ndoshta, vlerësimin më të saktë për rëndësinë e veprës së Kavafisit e ka dhënë vetë poeti, në një shënim me titull «Vetëlavdërim», ku thotë: «K. P. Kavafis është poet i brezave të ardhshëm», duke himnizuar, natyrisht, jo gjenialitetin e tij, por idealin poetik të cilit i kishte shërbyer, si dhe poezinë e re që kishte filluar të shkruhej aso kohe në Europë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.