Dashuria, Hyjnorja, Krijimi

Dashuria, Hyjnorja, Krijimi

B19212
1.200 Lekë
ISBN: 9789928029737
Publisher: Albas
Publication Year: 2017
Number of Pages: 156

Mbretëria e spiritualitetit është mistike dhe e thellë. Kur e shohim botën me admirim dhe pakëz frikë, bëhemi të vetëdijshëm se ajo është e mbushur me jetë shpirtërore. Pastaj ndiejmë që një pjesë e shpirtërores është përtej kuptimit tonë. Vetëm disa mendje të ndritura, që po prezantohen në këtë libër, ia kanë dalë mbanë të "shohin" disa vezullime të asaj zone. Ata e panë botën tonë dhe gjithçka në të, si asgjë më pak se mrekulli dhe hyjnore. Poezitë janë shkruar nga përvoja dhe rruga e gjatë e kërkimit, të frymëzuara nga natyra, joga, meditimi, studimi i shkrimeve të shenjta, poezia Zen, budizmi, Osho, Tantra, poezia japoneze dhe kineze, filozofia lindore, filozofia perëndimore, Tagora, Rumi, Kabiri, Blake, haiku, dashuria dhe vetë jeta. Jeta, sepse çdo gjë që mbushet me jetë është e shenjtë, siç thoshte Blake; joga, si burimi kryesor i çdo praktike të mëtejshme, dhe poezia vijnë së bashku, për të frymëzuar të tjerët në udhëtimet e tyre krijuese, thellë në zemër të vetes, dhe kthehen në botë për ta risjellë sipas mënyrës së tyre. Ka kaq shumë poezi, ku Buda u flet dishepujve të tij dhe mbarë botës. Gjuha e tij është thellësisht poetike, sepse në zonën ku ai ndodhet ka kaq shumë ekstazë, njohuri dhe dije, pa'fillim e pa fund. Lumturia është e tillë, saqë, shpesh, as poezia nuk mund ta shprehë atë që përjetohet nga shenjtët. A mund ta zbulojmë gëzimin e përjetshëm, jo duke dëshiruar pafund, duke zotëruar apo duke arritur, por thjesht duke nderuar bukurinë dhe pasurinë e çastit, ndjenjën e përmbajtjes dhe kënaqësisë? A mund ta shohim çdo ditë të jetës sonë me gëzim dhe pasion, sikur të ishte një jetë e tërë dhe e plotë? A mund ta përqafojmë heshtjen, thjesht duke qenë aty, tani, siç jemi, pa ndrojtje apo frikë? A mund të gjejmë pak kohë për meditim, duke qenë në natyrë apo vetëm me mendimet tona? A mund ta shohim parajsën në një lule të egër apo shenjtërinë në një rreze dielli?

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.