Vepra Poetike Kadare

Vepra Poetike Kadare

B19464
2.000 Lekë
Ismail Kadare
ISBN: 9789928226945
Publisher: Onufri
Publication Year: 2018

Kjo përmbledhje e zgjedhur nga vetë autori, përmban rreth 160 tituj nga poezitë dhe poemat më përfaqësuese të poezisë së tij. Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën “Tirana në dimër’, 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: “Ëndërrimet” 1957, “Lirika”, botuar rusisht, Moskë 1961, “Shekulli im”, “Përse mendohen këto male”, “Motive me diell”, “Koha”, “Ftesë në studio” janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i shkrimtarit.
Në fund të librit jepen shënime mbi disa nga poezitë dhe poemat, shënime për kohën dhe vendin kur janë shkruar dhe botuar, për atë që lënda e disa prej poezive ka paralajmëruar vepra në prozë të autorit, ose shënime mbi prekjet a përpunimet që kanë pësuar herë pas herë disa nga poezitë dhe poemat.
Ko përmbledhje e plotë e poezive dhe poemave të Kadaresë, duke ndjekur rendin kronologjik të kohës së krijimeve, jep mundësi për të vërejtur evoluimin në artin, në stilin e autorit; poezitë regjistrojnë çaste të gjalla nga jeta e autorit, sjellin atmosferën e kohës, elemente intimë të biografisë, çaste kohore të së përditshmes, që, duke u shndërruar në poezi, bëhen lëndë e përjetshme.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.