Poezi Te Zgjedhura Thomas Eliot

Poezi Te Zgjedhura Thomas Eliot

B19606
Out-of-Stock
800 Lekë
Thomas s. Eliot
ISBN: 9789928113849
Publisher: Zenit
Publication Year: 2018
Number of Pages: 154

Thomas Stearns Eliot u lind më 26 shtator të vitit 1888 në St. Louis, Missouri. Më 1906 filloi Harvardin, dhe më 1910 mbro- jti masterin. Pas një viti në Sorbonë, u kthye në Harvard për të mbrojtur doktoratën, ku ndoqi edhe kurset e sanskritishtes, të gjuhës pali dhe të filozofisë indiane, që përfshinte edhe studimin e Vadave, Upanishadave, Bhagavad Gitës dhe të Joga Sutrës. Më 1914 u vendos në Londër. Një vit më vonë u martua me Vivienne Haigh-Woodin dhe filloi punë si mësues në Highgate School e, më vonë, për pak kohë, si nëpunës në Lloyds Bank, Ltd. Nga viti 1917 e gjer më 1919 drejtoi revistën ‘e vogël’ “Egoist”. Më 1922 themeloi të përtremuajshmen letrare e filozofike “Criterion”. Më 1925 filloi punë si redaktor i poezisë në shtëpinë botuese “Faber and Gwyer, Ltd.” (më vonë “Faber & Faber Ltd.”). U pagëzua në Anglikanizëm më 29 qershor 1927 në Finstock, Oxfordshire, dhe u krezmua të nesërmen, në kapelën e Thomas Banks Strongut, Ipeshkvit të Ox- fordit. Po këtë vit u natyralizua shtetas britanik, duke hequr dorë nga shtetësia amerikane. Tërhoqi vëmendje të gjerë me poemën “Kënga e dashurisë e J. Alfred Prufrokut” (1915), që konsiderohet kryevepra e lëvizjes Moderniste. Ajo u pasua nga disa prej poe- mave më të njohura në gjuhën angleze, si “Tokë e shkretë” (1922), “Njerëzit e zbrazët” (1925), “E Mërkura e Përhime” (1930) dhe “Katër Kuartete” (1945). Është dhe autor i shtatë dramave e, ndër to, “Vrasje në katedrale” (1935) dhe “Kokteji” (1949), si dhe i disa librave me ese. Në vitin 1948 iu dha Çmimi Nobel, “për kontribu- tin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme”.
Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se “bota u bë një vend më i vogël”. Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte “jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës.” Për Al- fred Kazinin ai ishte “mana e njohur si ‘TS Eliot’, poeti model dhe më i cituar i kohës sonë, mishërim i përpikërisë letrare në botën anglisht-folëse.” Northrop Frye thotë thjeshtë: “Njohja tërësore e Eliotit është e detyrueshme për të gjithë ata që janë të interesuar për letërsinë bashkëkohore. Të pëlqen a jo, kjo s’ka fare rëndësi, sepse ai duhet lexuar medoemos.”

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.