Poezi Te Zgjedhura  Kostas

Poezi Te Zgjedhura Kostas

B19607
600 Lekë
Kostas Karjotaqis
ISBN: 9789928113832
Publisher: Zenit
Publication Year: 2018
Number of Pages: 68

I mbyllur dhe i zymtë për nga natyra, por edhe një nga zërat më të rëndësishëm të poezisë së re greke, Kostas Karjotaqis u lind më 30 tetor 1896, në Tripoli, një qytet ky në Peloponez
Pasi u diplomua në vitin 1917, hapi një zyrë avokatie, por, ngaqë nuk siguroi dot klientelë të mjaftueshme, u detyrua të kërkonte punë në shtet. Fillimisht, e caktuan në ishullin Siros, pastaj në Artë dhe, që andej, në zyrat e prefekturës së Athinës, ku u njoh me poeteshën Maria Poliduri, lidhje prej së cilës do të dilte i zhgënjyer. Monotonia e punës e dëshpëronte gjithnjë e më shumë, ndërsa përpiqej të gjente njëfarë ngushëllimi te marihuana dhe prostitutat. Stacioni i fundit i karrierës dhe jetës së tij u bë Preveza. E shtëna e pistoletës, me të cilën u vetëvra, më 21 korrik 1928, pa mbushur ende as tridhjetë e dy vjeç, i tronditi qarqet letrarë të Athinës.
Ndonëse i pavlerësuar më parë, nuk është aspak vetëvrasja ajo që i hapi rrugën veprës së këtij poeti tejet pesimist, vepër kjo që përbëhet, kryesisht, nga tri përmbledhjet e botuara në gjallje «Dhimbja e njerëzve dhe sendeve» (1919), «Nepentë» (1921) dhe «Elegji e satira» (1927).
Notat e errëta mund ta bëjnë poezinë e Karjotaqisit të pandehet, në një pamje të parë, si kryekëput vetjake, si fryt i përjetimeve dhe i përvojës së një temperamenti të sëmurë, porse, në të vërtetë, ajo – jo edhe aq përmes manierës së lehtë të ankimit a protestës, sesa përmes sarkazmës, vetësarkazmës, me të cilën e përball ky poet vdekjen dhe rrënimin, përmes një ironie të hollë që nuk kufizohet vetëm te përmbajtja, por buron edhe nga forma, nga rimat-kalambure sidomos – ia del të përcjellë gjithë atmosferën e pashpresë dhe mbytëse të periudhës midis dy luftërave botërore, pa mbetur vetëm këtu.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.