Poema Arbereshe

Poema Arbereshe

B19623
2.000 Lekë
Zef Skiro Di Maxho
ISBN: 9789928062017
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2017
Number of Pages: 392

Vënë në veprim nga një goditje me shkop në kokë, ndodh zgjimi i udhëtarit në Horë, “kërthizë e botës”, ku irrealiteti i pamjeve të botës “fizike” të Parajsës, të përshkruara nga autori me thekse poezie të lartë, gjen në realitet ngjashmëri të plotë në peizazhin, në vendet dhe në njerëzit, që, me gjithë të metat e tyre por edhe me virtytet e tyre, i mban të dashur.
Lëçitja e poemave të Zef Skiro di Maxhos... është një udhëtim në hapësirë dhe në kohë... Është një takim me peizazhin arbëresh, që poeti e do aq shumë, me një shqipe që poeti e lëvron si një misionar i vërtetë, është takimi me parfumet e asaj toke, me tingujt, me ngjyrat dhe horizontet e këtyre viseve.... Është një takim fatlum me gjuhën shqipe që duket se na i përcjellin stërgjyshërit tanë, të ruajtur si askund, të shenjtëruar si askund, të fisnikëruar si askund.
Poezia e tij – një grumbull gurësh të çmuar, që na i ka sjellë si vazhdim dhe përplotësim i asaj mrekullie.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.