C'eshte Populizmi?

C'eshte Populizmi?

B20984
700 Lekë
Jan Werner Muller
ISBN: 9789951721677
Publisher: Pema
Publication Year: 2019
Number of Pages: 151

Donald Trump, Silvio Berlusconi, Marine Le Pen, Hugo Chávez – populistët po rriten gjithmonë e më shumë përgjatë globit. Por çfarë është saktësisht populizmi? A duhet quajtur populist çdokush që kritikon Wall Street-in apo Washington-in? Cili është dallimi i saktë mes populizmit të majtë dhe atij të djathtë? A e sjell populizmi qeverinë më afër popullit apo është kërcënim për demokracinë? Kush është “populli” dhe kush mund të flasë në emër të tij? Këto pyetje nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të ngutshme.
Në këtë vëllim novator, Jan-Werner Müller argumenton se në thelbin e populizmit ekziston një refuzim i pluralizmit. Populistët pretendojnë gjithmonë se ata dhe vetëm ata përfaqësojnë popullin dhe interesat e tij. Müller gjithashtu tregon se përkundër dijes konvencionale, populistët mund të qeverisin mbi bazën e pretendimit të tyre për përfaqësim ekskluziv moral të popullit; nëse populistët kanë mjaftueshëm pushtet, do të përfundojnë duke krijuar një shtet autoritarist, që përjashton të gjithë ata që nuk konsiderohen si pjesa “e duhur” e popullit. Libri propozon një numër strategjish konkrete për mënyrën se si liberal-demokratët duhet të përballen me populistët dhe si t’i marrin parasysh deklaratat e tyre që i drejtohen ekskluzivisht “shumicës së heshtur” apo “popullit të vërtetë”.
Ky libër analitik dhe provokues shtrihet në histori dhe merr shembuj nga Amerika Latine, Evropa dhe SHBA-ja, për të përcaktuar karakteristikat e populizmit dhe shkaqet e thella të triumfit elektoral në kohët tona.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.