Shoqeria Piramidale

Shoqeria Piramidale

B21210
1.200 Lekë
Artan Fuga
ISBN: B21210
Publisher: Papirus
Publication Year: 2019
Number of Pages: 348

Ky libër paraqet përgjigjet e autorit për një sërë çështjesh themelore që i interesojnë një publiku të gjerë:
- A ka drejtim të përcaktuar evoluimi i shoqërisë shqip- tare? Ku është duke shkuar ajo? Ku po shkojmë ne?
- Çfarë gjëje e përbashkët ka ndodhur në shtet, ekonomi, territor, urbanizëm, parti politike, marrë- dhënie ndërkombëtare që na bën të ndjejmë se një forcë e padukshme na drejton, keqtrajton, fyen, na shtyp me peshën e vet?
- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki?
- Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?
- A është shoqëria e sotme piramidale një përgjigje ndaj problemeve dhe krizave që krijoi shoqëria periferike e viteve ‘90?
- Kush e bëri kalimin nga shoqëria periferike në shoqërinë piramidale? Partitë politike kundërshtare kanë bashkëpunuar apo janë përplasur për këtë çështje?
- Përse qytetari është i lodhur politikisht dhe qeverisjen e kanë marrë në dorë pakicat e mirë- organizuara?
- Përse partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, demokracitë e Perëndimit, e kanë mbështetur krijimin e shoqërisë piramidale?

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.