Shoqeria Periferike

Shoqeria Periferike

B21964
1.200 Lekë
Artan Fuga
Publisher: Papirus
Publication Year: 2020
Number of Pages: 408

Në këtë libër, autori trajton me përparësi përgjigje rreth pyetjeve si më poshtë:
Si e ndikoi i ashtuquajturi “Ligji për Tokën", numër 7501, ekonominë shqiptare në vitet '90 dhe në vazhdim dhe çfarë pasojash negative pati ai mbi prodhimin e ekonomisë vendase? Emigrimi brenda dhe jashtë vendit i masave të gjera të popullsisë e pasuron apo e ka varfëruar shoqërinë shqiptare? "Ekonomia e përmbysur" në zonat e mëdha urbane është bërë modeli ekonomiki tyre. Përse ajo prodhon varfëri urbane, papunësi, rritje taksash lokale dhe boshatisje demografike të territorit? Përse Republika jonë i politizon të gjitha instancat shtetërore dhe nuk siguron dot ndarjen e pushteteve si atribut dhe kusht për një shtet ligjor? Përse nga ndarja e pronës dhe e pasurive të kohës socialiste qytetari doli me duart bosh dhe pasuria u grumbullua vetëm në disa duar të lidhura me pushtetet e kohës? Cilat janë nëngrupet shoqërore që i japin tiparet shoqërisë periferike? Përse ra shqiptari në kurthin e “shoqërive financiare piramidale" si një kapitalizëm financiar utopik dhe kaotik? Si e humbi Shqipëria koherencën dhe unitetin ekonomik dhe shoqëror të territorit të saj? Përse përpjekja për demokratizim dhe emancipim shoqëror u shoqërua me një varfërim dhe prapambetje teknologjike dhe në strukturat e prodhimit material? Si e humbi Shqipëria "trenin" e integrimit në Bashkimin Europian?

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.