Politikat Publike Te Mireqenies Sociale : Shqiperia, 2019

Politikat Publike Te Mireqenies Sociale : Shqiperia, 2019

B22053
1.200 Lekë
Arlinda Ymeraj
ISBN: B22053
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2020
Number of Pages: 362

Instrumenti kryesor për hartimin dhe zbatimin praktik të çështjeve të mirqënies I sociale janë pa dyshim politikat kryesore publike, lloji, përmbajtja dhe efektet praktike të tyre. Në këtë punim gjenden trajtime analitike teorike e praktike të sintetizuara mirë të nocionit të politikave publike, kuptimit dhe përmbajtjes së tyre, aktorëve kryesorë dhe më të rëndësishëm të politikave publike, ciklet e politikave publike, grupet e interesit dhe roli i tyre i legjitimuar në procesin e hartimit dhe vlerësimit të politikave publike, një eksperiencë kjo e re në Shqipëri dhe shpesh herë e anatemuar dhe barazuar me klientelizmin politik. Në këtë punim bëhen analiza specifike e jepen argumente të qëndrueshme si për nevojën që kanë këto vende për tu orientuar më mirë drejt Shtetit të mirëqënies sociale se sa rendja pas "vezullimit të kapitalizmit liberal", ashtu edhe modele konkrete se si duhet të konceptohet roli ekonomik i Shtetit, qeverisë, administratës publike, grupeve të interesit e shoqërisë civile në emër të një politike të mirëqënie sociale sa më efiçente në favor të zhvillimit shoqëror dhe nivelit të jetësës së qytetarëve, Literatura ekonomike dhe ajo e orientuar nga çështjes e mirëqënies sociale në Shqipëri ndihet më e plotësuar dhe ka nevojë për këtë libër cilësor, plot informacion, analiza e koncepte teorike e praktike, shembuj konkretë e sugjerime të vlefshme për politikat publike të mirëqënies sociale.
Prof. Dr. Ardian Civici
Natyrshëm, shqetësimi për politikat publike dhe efektivitetin e tyre, sidomos në I Vvende në tranzicion, veçanërisht të karakterizuar nga kriza të herpashershme politike, sociale dhe ekonomike si Shqipëria, gërryen mendjet dhe ndërgjegjen e shkollarëve dhe studjuesve të përgjegjshëm, jo vetëm për të kuptuar rolin që këto politika luajnë në realitetin tonë, por çka është më thelbësorja, për të vlerësuar nëse ato e realizojnë misionin e tyre, atë të shërbimit ndaj qytetarëve.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.