Kunderhistori E Liberalizmit

Kunderhistori E Liberalizmit

B25118
1.500 Lekë
Domenico Losurdo
ISBN: 9789928373137
Publication Year: 2023
Number of Pages: 557

Në gjirin e traditës liberale, lëvdimi i Lirisë shkon krah për krah me katandisjen e punëtorëve me mëditje në mjete të rëndomta pune, me ndërtimin e një teorie despotike, me skllavërimin e popujve kolonialë. Në këtë vëllim Losurdo heton dhe sheston kontradiktat dhe zonat e errëta që kanë ndjekur studiuesit. Jo më kot titulluar "kundërhistori", libri nxjerr në pah vështirësinë për të pajtuar mbrojtjen teorike të lirive individuale me realitetin e raporteve politike dhe shoqërore. Nga ky hulumtim del në pah se terreni historik dhe shoqëror ku ka lindur liberalizmi dhe idetë liberale është i mbuluar dhe i ngarkuar me skllavizem, secesion, ndarje ne-ata, popuj të lirë dhe të robëruar, racizëm, gjenocid, etj. Ndaj, në trashëgimitë perëndimore totalitare, por edhe globale, liberalizmi ka luajtur një rol vendimtar porsi marksizmi, fashizmi, nazizmi dhe ide të tjera moderne politike që kanë patur në rrënjët e tyre ideologjitë e luftës. Për rrjedhojë, kur marrim në shqyrtim totalitarizmat, nuk mund ta lëmë jashtë edhe liberalizmin si përcaktues, për shembull, në përvojat historike të popujve të botës nën kolonializëm, në dhunën gjatë Luftës së Ftohtë në Botën e Tretë dhe në historinë moderne të një vendi si Shqipëria, tashmë
nën sundimin e një forme të përditësuar të kësaj ideologjie,
neoliberalizmit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.