Komploti Kunder Lirise

Komploti Kunder Lirise

B14774
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Andrea Stefani
ISBN: 9789994303342
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2013
Number of Pages: 575

Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit. Një karakteroskopi për demonët e tranzicionit të dështuar. Roli i liderëve në degradimin e demokracisë shqiptare në tirani bolshevike. Sali Berisha si një Hitler i demokracisë, papërgjegjshmëria e Fatos Nanos, gabimet e Edi Ramës si dhe renegatizmi i Ilir Metës. Cila është përgjegjësia e shqiptarëve si masë në metamorfozën lirivrasëse të tranzicionit? Libri tenton edhe një analizë mbi faktorët socialë dhe psikologjikë që i bëjnë shqiptarët të fjetur, të nënshtruar, por edhe të etur për sundim. Si lind dhe si zhvillohet liria në shpirtin e individit, por edhe si mbytet ajo. Si na shikojnë të parët tanë: të vërtetat e hershme të Nolit, Konicës dhe Vlorës për shqiptarët e ditëve të sotme. Çfarë e dallon popullin nga kombi? A jemi popull dhe a e duam vërtetë Shqipërinë si gjithë Europa? Populli si turmë dhe turma si popull. Shqiptarët mes Lindjes dhe Perëndimit. Të vërtetat dhe gabimet e debatit Kadare - Qose. Shqipëria një shtet i përçarë, por jo i çarë. Ç'na pengon të bëhemi europianë. Ç'fshihet pas mbështetjes ndërkombëtare për Sali Berishën: United States Capture? Plane për ndarjen e Kosovës? Nevoja për "një dorë të fortë" në Shqipëri? Korruptim apo shantazhim i perëndimorëve? Hieroglifi i pazbërthyer i fishekëve kinezë. Zemërimi i ambasadorit Uidhers. Një stabilitet duke sakrifikuar lirinë? Mëkati historik dhe fatal i amendimeve në Kushtetutë. E kujt është përgjegjësia dhe a ka rrugëdalje?

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.