Demokratura Shqiptare

Demokratura Shqiptare

B19673
900 Lekë
Eugjen Merlika
ISBN: 9789928236326
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2017
Number of Pages: 274

Sa më i gjatë dhe i egër një regjim totalitar, po aq i gjatë dhe i vështirë është tranzicioni që e pason. Kjo sentence plotësisht e vërtetuar në Shqipërinë e tranzicionit, na zbulohet dhe dëshmohet katërcipërisht në librin e vyer të Eugjen Merlikës “Demokratura shqiptare në vështrimin e një mërgimtari”, një libër tek i cili shihen si në një skaner, gjithë plagët e pashërueshme a zor të shërueshme të shoqërisë sonë, e cila ngjan se është lidhur me miliona fije të padukshme me të shkuarën e saj tragjike të para një çerek shekulli.
Ndërsa lexon këtë libër, vëren se kjo e shkuar ngre krye në çdo krizë politike e shoqërore të këtyre viteve, në çdo ngërç a tragjedi, në çdo histori të pazgjidhur e të mbajtur peng, në të gjithë manipulimet e përsëritura të të gjithë zgjedhjeve të mbajtura në Shqipëri, në çështjet e korrupsionit apo akrobacitë e pafund të pushtetit, në një maratonë të gjatë e të lodhshme ngjarjesh që riciklohen, si në një rreth vicioz, me pagabueshmërinë e frikshme të një skeme të mirëllogaritur.
Në librin e tij “Demokratura shqiptare në vështrimin e një mërgimtari” Eugjen Merlika ka përmbledhur një varg të gjatë shkrimesh dhe analizash nga vitit 2004 deri në vitin 2017, mbi çështje të politikës së sotme e të shkuar dhe plagët e saj në ekonomi, arsim, e të gjithë sferat e tjera të jetës.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.