Leksione Nga Madame Chic

Leksione Nga Madame Chic

B21229
1.200 Lekë
Jennifer l. Scott
ISBN: 9789928216731
Publisher: Botimet Living
Publication Year: 2019
Number of Pages: 264

Si të përvetësoni sharmin dhe stilin shik të botës parisiane
Kur Jennifer Scott-i, një studente e huaj, mbërriti në pragun e apartamentit të madh në Zonën e Gjashtëmbëdhjetë, u prit nga ajo që do të bëhej mentorja dhe frymëzuesja për jetën e saj në vazhdim, edhe pasi u kthye në vendin e saj.
Madame Chic e mori në patronazh vajzën kaliforniane, duke i treguar sekretet se si francezët i kthenin në art më vete edhe gjërat më të vogla.
Në çdo kapitull të librit “Leksione nga Madame Chic” zbulohet nga një sekret, të cilin Jennifer-i e mësoi duke këqyrur madamën në Paris, por që edhe ju mund ta përfshini në jetën tuaj, pavarësisht se ku jetoni apo të ardhurave që keni. Duke përqafuar filozofinë parisiane të sasisë dhe cilësisë, do të mësoni të zotëroni artin e të ngrënit (pa e privuar veten), të veshurit (gardërobën me dhjetë veshje), paraqitjen (makijazhi ujë e sapun) dhe të jetuarin allafrancez.
Që nga mbrëmjet argëtuese gjithë formalitet e deri te jetesa aktive, libri “Leksione nga Madame Chic” është një manual për këdo që dëshiron të ndërthurë mënyrën e jetesës me stilin tipik të të veshurit francez.
Një udhërrëfyes i mirëfilltë për të gjitha gratë dhe vajzat që duan të përmirësojnë cilësinë e jetesës. Një histori personale, e mbushur me rrëfime gazmore dhe vëzhgime për stilin.
Gjallëria dhe sinqeriteti me të cilin përcillet çdo fjalë, janë një urë lidhëse për të gjitha ato që iu pëlqen modeli francez i jetesës, por që nuk kanë mundësi dhe një vit kohë të qëndrojnë në Paris.
- The New York Times

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.