Adoleshenca

Adoleshenca

B24513
1.000 Lekë
Zana Tako
ISBN: 9789928376350
Publisher: Toena
Publication Year: 2022
Number of Pages: 122

Ka shumë botime për trajtimin e veçorive moshore dhe "furtunat e adoleshenteve" nga autorë të huaj dhe psikologë e sociologë shqiptarë. Të gjithë kanë vlerat e tyre.
Por libri i autores Zana Tako, është i veçantë, unik. Në formë, përmbajtje, synime dhe idetë që pasqyron. Libër elegant, i shkruar bukur, me gjuhë të thjeshtë komunikuese dhe synime të qarta edukative. Gati është si një "manual" që mund të përdoret mrekullisht nga prindërit, mësuesit, edukatoret, media, etj.
Origjinaliteti i trajtimeve konceptuale të problemeve të ndërlikuara të adoleshentëve, shfaqet në strukturën dhe përmbajtjen tematike. Një analizë e gjithanshme morfologjike e tipareve, Kontradiktave ontologjike të adoleshentëve të sotëm.
Libër që ndihmon seriozisht këdo që do e lexojë, të "zbulojë", kuptojë dhe trajtojë në mënyrën e duhur të "fshehtat" e moshës së adoleshencës, si hallkë e dobët, por njëkohësisht edhe e fortë e shoqërisë.
Libri ka diagnostikime inteligjente, ofron metoda psikologjikisht të sakt të komunikimit terapeutik prind-adoleshent. Mbi të gjitha autorja mjeshtërisht ka sjellë një arsenal mekanizmash" psiko-sociale, duke na dhënë një strukturë solide të parimeve teorike dhe empirike moderne të prindërimit me adoleshentët

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.