Magjia E Ligjerimit

Magjia E Ligjerimit

B21222
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Miftar Kurti
Publisher: Botime Artini
Publication Year: 2019
Number of Pages: 307

Miftar Kurti, studiues dhe autor i katër librave letrarë, publicistikë e shkencorë, para lexuesit sjell librin e tij të pestë, „Magjia e ligjërimit“. Lënda e këtij libri është një intervistë e gjatë me Prof. dr. Agim Vincën, intelektual poliedrik, poet i shquar kryengritës, studiues shkencor, historian i letërsisë, publicist dhe ligjërues, kritik e polemist, antologjist e përkthyes, autor i tridhjetë veprave me krijimtarinë e tij të gjatë.
Duke qenë njohës i thellë i Prof. dr. Agim Vincës dhe veprës së tij, me intervistën dinamike, me pyetjet e nënpyetjet e shumta e të mençura, Miftar Kurti “si me kërrabëz” e ka nxjerrë informacionin e duhur nga i intervistuari. Të pyesësh është shpeshherë më vështirë se të përgjigjesh, sepse duhet të kesh njohuri për atë që pyet. Kurti i ka ngritur në art pyetjet e tij.
Në këtë intervistë të gjatë Agim Vinca flet për vendlindjen dhe fëmijërinë, për familjen e tij dhe gjenezën e saj, për fillimin e shkollimit dhe mësuesit e parë të shkollës e të jetës, për studimet dhe vështirësitë, për robërinë dhe rezistencën, survejimin dhe përndjekjen e intelektualëve rebelues, për diferencimin politik dhe censurën, për luftën dhe paqen, për kombin dhe gjuhën, për shkencën, ideologjinë politike dhe fenë, për Rambujenë dhe Brukselin, për historinë dhe aktualitetin, për flamurin dhe himnin, për sistemin e vlerave dhe kulturën, për personalitetet historike, letrare e filozofike dhe ngjarjet madhore kombëtare shqiptare, për shqiptarët e degdisur dhe të ardhmen e tyre, për poezinë, ligjërimin dhe kritikën letrare, për krijimtarinë e tij, poetike, shkencore, politike, publicistike dhe luftën e pareshtur me penën e intelektualit atdhetar etj. Jeta dhe veprimtaria e Agim Vincës nuk mund të thuhen me një intervistë, qoftë edhe sa një libër, prandaj kanë mbetur shumë të pathëna, të cilat duhet të thuhen, jo për interesin e tij, por tonin përgjithësisht.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.