Celesi I Letersise Dhe Gjuhes Shqipe

Celesi I Letersise Dhe Gjuhes Shqipe

B12774
750 Lekë
Rita Petro
ISBN: 9789928028235
Publisher: Albas
Publication Year: 2012

Të dashur nxënës, Ju keni mësuar për shumë vjet lëndën e gjuhës shqipe dhe së shpejti do të provoni, se sa jeni aftësuar për t'i përdorur si duhet këto njohuri. Për t'ju ardhur në ndihmë ne kemi përgatitur këtë libër ndihmës, ku janë përmbledhur në dy kapituj kryesorë: 1. Teksti letrar dhe joletrar 2. Njohuritë gjuhësore të përfshira në programin rientues të miratuar nga MASR. Në të dy kapitujt njohuritë teorikej epen të përmbledhura dhe me skema, si dhe shoqërohen secila me ushtrime të larmishme e teste, me qëllim që ju ta ushtroni praktikisht gjuhën në situata të ndryshme komunikimi, si gjuhë e komunikimit të përditshëm dhe si gjuhë e letërsisë. Ushtrimet dhe testet janë përzgjedhur të tilla, që ju të përgatiteni sa më mirë për t'iu përgjigjur pyetjeve me alternativa, si e vërtetë/e gabuar, po/jo, e sakte/e gabuar, pyetjeve me përgjigje të shkurtra ose me plotësim, pyetjeve me përgjigje të kufizuara e të zgjeruara, që programi i parashikon për në provim. Në fund të librit janë vendosur teste përmbledhëse për tekste letrare dhe joletrare, si dhe jepen përgjigjet e testeve të përfshira në libër, si dhe përgjigjet e disa ushtrimeve me shkallë më të lartë vështirësie. Ju, duhet ta kuptoni se nëse keni siguruar çelësin bazë të njohurive (të teksteve letrare/joletrare/gjuhësore), atëherë nuk është shumë e rëndësishme se cili fragment apo cila temë eseje mund t'ju bjerë në tezën e provimit. Duke qenë se ky libër përfshin konceptet letrare dhe gjuhësore bazë, ai do të jetë gjithmonë i vlefshëm për ju, jo vetëm në prag sezoni, por edhe më tej, pasi gjuha shqipe është e përfshirë së bashku me letërsinë në programin e shkollës së mesme. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar vetë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive. Suksese!

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.