Protokolli Dhe Ceremoniali I Bashkise Se Tiranes

Protokolli Dhe Ceremoniali I Bashkise Se Tiranes

B20143
Out-of-Stock
700 Lekë
Valter Gjoni
ISBN: 9789928293382
Publisher: Alsar
Publication Year: 2018
Number of Pages: 166

Edhe pse është një guidë që përcakton veprimet dhe praktikat protokollare dhe ceremoniale të Bashkisë së Tiranës, kjo mund të jetë referencë edhe për shumë institucione të tjera që kanë në veprimtarinë e tyre procedura ceremoniale dhe protokollare. Mbi bazën e rregullave të hulumtuara nga autori Valter Gjoni prej shumë subjekteve të vendit dhe të huaja pas shumë konsultimesh me përvoja të ndryshme, por edhe mbi bazën e një eksperience 25 vjeçare autori i sistemon në këtë botim të Bashkisë së Tiranës, një aspekt shumë të rëndësishëm të veprimtarisë së saj publike e mediatike atë të ceremonialit dhe të protokollit vendor brenda dhe jashtë vendit.
Autori thekson se “Nuk ka qytetërim pa ceremoni” dhe mbi këtë motiv bëhet hulumtimi dhe paraqitja e elementeve të protokollit dhe ceremonive që përbëjnë pasurinë tonë kombëtare në këtë fushë. Pasuria jonë arkeologjike, etnografike, heraldike, folklorike dhe historike, pra qytetërimi iliro-shqiptar na evidenton faktin që ne kemi trashëguar një jetë të pasur publike dhe si rrjedhojë ajo është zhvilluar nëpërmjet elementeve të domosdoshëm protokollarë dhe ceremonialë. Protokolli dhe ceremonia filloi të zyrtarizohej kur u krijuan edhe institucionet e qytetit. Guida është një tregues, një orientues dhe drejtues i veprimtarise ceremoniale të kryeqytetit tonë, që z. V.Gjoni e ka derdhur si një artist me plot sharm dhe shije.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.