Kadare Ne Gjuhet E Botes

Kadare Ne Gjuhet E Botes

B00241
Out-of-Stock
1.500 Lekë
Bashkim Kucuku
ISBN: 9789928186904
Publisher: Onufri
Publication Year: 2015
Number of Pages: 498

Kadare në gjuhët e botës, në dyzet e pesë gjuhë libër me Autor: Bashkim Kuçuku Shtëpia botuese "Onufri", faqe 498. Viti i botimit 2015.
Përplotësimi i tretë i "Kadare në gjuhët e botës" ka qenë mjaft befasues. Nga 637 botime në 35 gjuhë, që kishte i dyti, janë njëjtësuar 664 të tjera, gjithsej 1301, në 45 gjuhë, ose, dyfishi i tyre. Nga 23 vepra kritike e studimore, 8 në frëngjisht, 1 holandisht, 1 në spanjisht, 13 në shqip, që kishte botimi paraardhës, i tanishmi ka 68 me përzgjedhje, 16 në frëngjisht, 8 në italisht, 6 në anglisht, 2 në gjermanisht, 1 në holandisht, 3 në spanjisht, 32 në shqip.
Burimet janë tri: a) botimet dhe ribotimet e reja në gjuhët "e pushtuara" më parë; b) botimet dhe ribotimet e mëparshme, të cilët, nuk kishim mundur t'i njëjtësonin deri atëherë; c) botimet në gjuhë të tjera, "të pushtuara" rishtas.
Në vitet 2000, 2005, 2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo – amerikane e veprës së Ismail Kadaresë.
Denduri botimesh ka pasur në italisht, spanjisht, portugalisht. Ritmika e përshpejtuar e tyre ka ndryshuar edhe shkallaren e gjuhëve në të cilat është përkthyer. Italishtja, që ishte e nënta, është ngjitur e katërta, spanjishtja nga e teta e gjashta, portugalishtja nga e nënta e shtata.
Të dhënat krahasuese, 378 në shqip dhe 923 në 44 gjuhë të huaja, në përpjestim 1 me 2.5, tregojnë se funksioni kryesor i saj prej vitesh nuk është më në hapësirën kulturore e gjuhësore letrare shqipe, por në kultura e gjuhë të tjera, thënë ndryshe, funksioni kryesor i saj është ai gjithësor/universal.
Nëpërmjet saj letërsia shqipe ka fituar një funksion të ri, që, historikisht nuk e ka pasur. Edhe me librat studimorë, në shtatë gjuhë, është shndërruar në dukuri letrare europiane.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.