Kodi I Sjelljeve Te Pelqyeshme Sot

Kodi I Sjelljeve Te Pelqyeshme Sot

B04443
800 Lekë
Aurelia Marinesku
ISBN: 9992752402
Publisher: OmscA- 1
Publication Year: 2002
Number of Pages: 304

Në ndërtesën e Nju Kolezhit të Oksfordit është gdhendur thënia: Manners made man - sjellja e bën njeriun. Prandaj në botë librat që na mësojnë normat e sjelljes së qytetëruar, vlerësohen shumë. I tillë është edhe ky botim, në të cillin trajtohen normat e sjelljeve të pëlqyeshme dhe mënyrat si duhet vepruar në situata nga më të ndryshmet të jetës së përditshme, si p.sh.: • Kur takohemi me dikë, kush duhet të zgjatë dorën i pari? • Si duhet ta organizojë gostinë i zoti i shtëpisë, që ajo të jetë e suksesshme dhe të ftuarit të ndihen sa më mirë? • Si shtrohet një tryezë, si duhet të vendosen lugët, pirunët, thikat, pjatat, gotat e madhësive të ndryshme dhe si përdoren ato? • Si të vishemi në raste të ndryshme? • Cilat janë gjestet e papëlqyeshme? • Rregullat kryesore, kur marrim ose na marrin në telefon, • Kujt duhet t'ua besojnë sekretet e tyre të vyera të rinjtë? • Rregullat e prezantimit. Si mund t'i prezantohen njëri-tjetrit një djalë e një vajzë? • Kush paguan në lokal, djali apo vajza? • Si duhet të reagojnë prindërit për miqësitë dhe dashuritë e para të fëmijëve të tyre? • Si duhet të shkruhet një CV, letër, kartolinë ose E-mail? • Si mund të mënjanohet konflikti ndërmjet brezave në familje? • Kur një fëmijë do të jetë i suksesshëm në jetë? Sjellja e pëlqyeshme në teatër, restorant, hotel, rrugë, dyqan, udhëtim, në përpjekje për të gjetur një vend pune; borxhet, bakshishi, dhënia dhe pranimi i dhuratave, këto dhe aspekte të tjera të jetës gjejnë përgjigjen e tyre në librin "Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot".

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.