Studime Dhe Tekste Historike 2

Studime Dhe Tekste Historike 2

B14354
1.000 Lekë
At Giuseppe Valentini
Publisher: Plejad
Publication Year: 2013

Kush është at Valentini mund të kuptohet duke e vëzhguar në jetën e tij ditore. Unë fillova ta njoh në gusht të vitit 1967, në San Lorenzo të Rovetta (Bergamo), ku ai ndodhej kur më thirri për të qenë asistent pranë tij. Sapo mbërrita aty, pas ftesës së bërë nga peshkopi im për ta ndihmuar, ai menjëherë filloi të më flasë për dorëshkrime, arkiva, dokumente të pabotuara, për paleografinë etj, të gjitha gjëra që kishin lidhje me celebrimin e Pesëqind vjetorit të vdekjes së Skënderbeut që po përgatitej atëherë. Banonim në të njejtën vilë të vogël. Menjëherë më dha për të studiuar disa dokumente, e kështu gjatë ditës ishin disa orë studim, disa orë në të cilat më thërriste në dhomën e tij dhe më shpjegonte shumë gjëra gjithnjë për temën e studimit; gjatë shëtitjeve flitej për arkiva, në drekë dhe në darkë tregonim barcoleta të dy, por ai dinte shumë më tepër se unë. Shuma e orëve të punës: rreth katërmbëdhjetë orë ditore, sepse ai thoshte se e kishte me ngut dhe nuk kishte kohë për të humbur. Pas disa ditësh, në dhomën e tij, në vendin ku unë ulesha, kishte lënë mbi tavolinë një bocë letrash të Nderuarit Petrotta. U ula dhe ai vazhdoi të lexonte për hesapin e tij për disa minuta; unë nuk dija çfarë të bëja: ajo bocë ishte lënë aty me qëllim që ta shihja unë, apo ndodhej rastësisht?

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.