Fjalurtat Me Te Urta Shqiptare

Fjalurtat Me Te Urta Shqiptare

B15162
Out-of-Stock
500 Lekë
ISBN: 9789995605919
Publisher: Emal
Publication Year: 2009
Number of Pages: 192

Fjalët e urta kanë kaluar në filtrin e rrjedhës së kohërave, ashtu si gurëzit e lumit në rrjedhën e ujërave, me ndryshimin që këta gurëz të jenë prej floriri. Dhe ekuivalenti "thesar", apo "fjalë ari", është më i pranueshmi posa që s'ka fjalë tjetër më "të çmuar" se thesari dhe ari. Studimi i fjalurtave ndihmon veçanërisht për të njohur vetveten,një prej njohjeve më të vështira,dhe më fryt dhënëse nëse arrihet. Po njohe vetveten, ke njohur Perëndinë, thotë një proverbë. Shumë njerëz e lënë këtë botë pa e njohur veten. Jo pak syresh "njihen me vetveten" në pleqëri, pasi fati i ka goditur me pëllëmbë e grushta. Ne shqiptarët i njohim mirë virtutet tona kombëtare (trimëria, besa, mikpritja etj.) të stërthëna e stërshkruara, por nuk njohim mjaftueshëm veset tona, siç do të ishin gjaknxehtësia, padurimi për ta arritur qëllimin sa më parë, njëfarë mendjelehtësie etj. Madje edhe fjalurta që edhe sot duket pothuaj absolute: Liria i ka rrënjët në gjak ka prirjen të mos i rezistojë së ardhmes. Nëse pranojmë që esenca dhe fuqia e njeriut është mendimi, atëhere edhe liria duhet dhe ka për t'i patur gjithnjë e më tepër rrënjët në mendje.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.