Islami Ndermjet Lindjes E Perendimit

Islami Ndermjet Lindjes E Perendimit

B24734
1.800 Lekë
Alija Izetbegovic
ISBN: 9789928319937
Publisher: Alsar
Number of Pages: 304

Alija Izetbegoviq u lind më 8 gusht 1925, në Bosanski Shamac. Në Sarajevë, ku edhe u shkollua, jeton që nga viti 1928. Studimet i fulloi në agronomi, ndërsa pas tre semestrash, më 1954, kaloi në Fakultetin Juridik. Diplomoi më 1956, ndërsa më 1962 dha provimin e avokatures,
Në dy raste është dënuar për vepra politike. Herën e parë më 1946 si anëtar i Organizatës "Muslimanët e Rinj", me tre vjet burgim. Doli më 1949. Në procesin e njohur të montuar gjyqësor më 1983, u dënua me 14 vjet burgim, që më vonë u shkurtua në 12 e në fund në 9 vjet. Asokohe u dënua si autor i Deklaratës Islame, të shkruar më 1970. Në burg kaloi 5 vjet e 8 muaj. Doli në nëntor 1988.
Përveç librit të lartpërmendur, është autor edhe i librit Islami ndërmjet Lindjes e Perëndimit (1976), të cilin e keni pranë dhe që deri më tash, përveç në gjuhën shqipe, është përkthyer edhe në ato anglishte, turke dhe malaje; si dhe përmbledhjen e artikujve Problemet e Rilindjes islame (1981). Në përgatitje e sipër është libri i tij i ri Mendimet në burg.
Kah fundi i vitit 1989 ngriti iniciativën për themelimin e një Partie muslimane në
Jugosllavi (PAD), ndërsa në Kuvendin themelues të kësaj Partie, të mbajtur në Sarajevë më 26 maj 1990, u zgjodh si Kryetar i saj. Sot ushtron postin e Kryetarit të Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës. Nje analizë frymëzuese dhe mahnitshëm integruese e gjendjes njerëzore. Shtrirja e fuqisë
së librit shfaq një ndjenjë gjallëruese të bukurisë dhe universalitetit të Islamit. Robin Woodsworth Carlsen
Një arritje e rendit të parë - koha do ta vërtetojë përmbajtjen e tij.
Prof. Ismail R. el-Faruki
Alija Izetbegoviqi e përcakton drejtimin e vet - guximshëm por në mënyrë magjepsëse.
Dr. S. Baliq
Me shekuj Evropa ka përfituar nga Islami, shpesh pa e pranuar këtë dhe pa dhënë asgjë në kthim. Tash, me botimin e Islami ndërmjet Lindjes e Perëndimit, Evropa ka filluar t'ia kthejë borxhin Islamit.
Mjaft racional, por sidoqoftë jo fyes për ndjenjat, libri lartëson shpirtin, pa e poshtërsuar trupin. Mirëpo, ajo që e përcakton si të veçantë është urtësia e tij transcendentale me një stil, që është në natyrën e të gjitha ideve fisnike. Pa dyshim, thirrja e tij do të shkojë përtej kohës së vet, për shkak se e përfshin jetën ndërsa nuk ka kurrfarë teme më bujare se jeta.
M. Tariq Quraishi

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.