Koncepte EtikO-Fetare Ne Kuran

Koncepte EtikO-Fetare Ne Kuran

B24860
1.200 Lekë
Toshihiko Izutsu
ISBN: 9789928408549
Publication Year: 2022
Number of Pages: 392

Në Koncepte Etiko-Fetare në Kuran, Toshihiko Izutsu analizon frymën udhëheqëse të kodit moral islam, që është dhe marrëdhënia bazë etike e njeriut me Zotin. Izutsu pohon se, sipas konceptimit kuranor, Zoti është i një natyre etike dhe vepron mbi njeriun në mënyrë etike. Implikimet që rezultojnë për njeriun janë me shtrirje të skajshme, që kërkojnë përkushtim jo thjesht ndaj Zotit, por edhe ndaj projektimit të jetës në mënyrë etike. Izutsu tregon se sipas Kuranit përgjigja jonë etike ndaj veprimeve të Zotit është vetë feja; është në të njëjtën kohë edhe etikë edhe fe.
Izutsu i eksploron këto tema duke përdorur etnolinguistikën, një teori e ndërlidhjeve midis modeleve kulturore gjuhësore, për të analizuar strukturën semantike të koncepteve kryesore në Kuran, Islami përfaqëson një nga reformat fetare më gjithëpërfshirëse që është shfaqur ndonjëherë në historinë njerëzore. Kurani tregon qartësisht dhe konkretisht se si normat fisnore të respektuara
nga koha ranë në konflikt të pazgjidhshëm me idealet e reja të jetës dhe në fund iu dorëzuan fuqisë në rritje të botëkuptimit islam. Kjo epokë kalimtare ka një rëndësi të veçantë në të gjithë mendimin islam, kohë gjatë së cilës termat kyçe të një sistemi vlerash tradicionalisht të fiksuar u transformuan në strukturën e tyre konota- tive, u modifikuan në një ndërthurje të re, dhe në fund u integruan në një sistem krejtësisht të ndryshëm.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.