Miti I Dhunes Fetare

Miti I Dhunes Fetare

B25079
1.500 Lekë
Willim t. Cavanaugh
ISBN: 9789928373151
Publication Year: 2023
Number of Pages: 322

Miti i dhunës fetare është pikëpamje dhe qëndrim që beson se "feja" është një fenomen endemik në të gjitha kulturat dhe epokat e njerëzimit, i veçuar nga fushat e tjera të aktivitetit njerëzor që, si politika apo ekonomia, klasifikohen si "shekullare". Sipas kësaj pikëpamjeje, feja ka prirje për dhunë dhe është absolutiste, irracionale dhe për rrjedhojë e nxit atë. Cavanaugh tregon në këtë vepër, duke argumentuar mbi bazën e burimeve historike, teologjike dhe juridike, se religjioni [feja] nuk është një realitet tejkulturor dhe tejhistorik dhe s'mund të ndahet nga sferat e tjera të aktivitetit njerëzor, dhe se kundërvënia fetare-shekullare është shpikje e modernitetit perëndimor, e cila ka fituar një përhapje të gjerë dhe ka vend qendror në folklorin e shoqërive tona. Mbi këtë konceptim është mbështetur zbutja dhe margjinalizimi i "tjetrit fetar", si dhe legjitimimi i dhunës së shteteve moderne, e cila dhunë është gjithnjë moderne, demokratike, përbashkuese dhe racionale. Diskriminimi dhe ndarja mes fetares dhe politikes, sipas Cavanaugh, është një ndër armët më të fuqishme në duart e shteteve moderne.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.