Celesi I Hiramit

Celesi I Hiramit

B25092
1.500 Lekë
ISBN: 9789928383754
Publisher: Botimet Jozef
Number of Pages: 386

Një nga motivet kryesore për shkrimin e këtij libri buron nga dëshira e autorëve për të përcaktuar origjinën e masonerisë. A u formulua plotesisht ajo në themelin e Lozhës së Madhe të Anglisë, më 24 qershor 1717, apo kjo ishte njohja e parë publike e diçkaje shumë më të vjetër?
Një teori e përhapur është se Masoneria e lirë evoluoi nga vëllazëria e gurgdhendësve. Por autorët pretendojnë se teoria e origjinës nga kjo vëllazëri nuk është shumë e besueshme. Përse njerëzit e fuqishëm e të pasur do të bashkoheshin me një grup esnafësh të varfër e të paarsimuar? Edhe ideja se kjo organizate lindi në Londër, në vitin 1717, konsiderohet gjithashtu si e pamundur, pasi Masoneria përmendet edhe më herët në vende të tjera. Autorët arritën në përfundimin se masoneria ishte në të vërtetë aq e vjetër sa pretendohet në ritualin e saj tradicional, që daton kohën e ndertimit të Tempullit të mbretit Solomon, në Jerusalem. Ky ritual tregon se një nga masonët e parë ishte Hiram Abiff, arkitekti Tempullit të Mbretit Solomon. Emri i tij nuk përmendet kurrë në histori, edhe pse ka një personazh të ngjashëm në Dhiatën e Vjetër.
Knight dhe Lomas pretendojnë se i kanë analizuar burimet e tyre me rigorozitet, duke perfshire Testamentin e Vjetër dhe Testamentin e Ri të Bibles, tekstet e lashta hebreje, rrotullat e bakrit të Detit të Vdekur, ungjijte gnostike dhe ritualet masonike për të mbështetur përfundimet e tyre. Ata besojnë që historia e Hiram Abiff bazohet në ceremonitë e faraonëve të Egjiptit. Gjithashtu arritën në përfundimin se, Jezusi dhe të krishterët e parë ishin krejtësisht te ndryshëm nga ajo që Kisha Katolike Romake dhe krishtërimi ortodoks pretendon. Sipas tyre Jezusi nuk pretendonte të ishte hyjnor, por një mesia në kuptimin hebre të termit, një njeri i mirë dhe luftëtar lirie, që përpiqej të çlironte popullin e tij nga pushtimi romak. Autorët argumentojnë në liber se, bazat e fesë së krishterë janë shtrembërim i mësimeve të Jezusit të vertete dhe pasuesve të tij, nga Kisha e hershme Katolike romake dhe pretendojnë të kenë gjetur te Masoneria një 'çelës të ri për të zhbllokuar sekretet e qytetërimit. Ky është gjithashtu çelësi i origjinës së Krishtërimit dhe deshmon se shumë prej besimeve të sotme mund të kenë ardhur në jetë, të paktën pjesërisht, përmes interpretimit të pasaktë historik. Autorët besojnë se sekti i Jezusit, Kisha e Jeruzalemit, kishte disa ceremoni pothuaj masonike dhe e zhvillojnë këtë linjë mendimi për të pretenduar se Jezusi ishte, në një farë kuptimi, nje mason.
Megjithatë libri ka qenë objekt kritikash, edhe nga vetë grupi ngritur për kërkimet masone. Lozha kryesore e Kerkimeve Masonike, nen Lozhën e Madhe te Bashkuar të Anglisë, e ka kritikuar librin si pseudohistori dhe disa biblioteka masonike e katego- rizojnë vëllimin si fiction.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.