Jezusi I Nazaretit

Jezusi I Nazaretit

B10044
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Joseph Ratzinger
ISBN: 978994356218
Publisher: Botimet 55
Publication Year: 2012
Number of Pages: 322

Kam dashur të bëj përpjekjen për ta paraqitur Jezusin e Ungjijve si Jezusin real, si "Jezusin historik" në kuptimin e vërtetë dhe të mirëfilltë të fjalës. Unë jam i bindur, e shpresoj se edhe lexuesi do ta kuptojë, se kjo figurë është shumë më e logjikshme, dhe nga këndvështrimi historik, edhe më e kuptueshme se rindërtimet me të cilat na është dashur të përballohemi në dhjetëvjeçarët e fundit. Unë jam i mendimit se pikërisht ky Jezus - ai i Ungjijve - është një figurë historikisht e arsyetuar dhe bindëse. Vetëm nëse ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme, në rast se figura dhe fjalët e Jezusit kishin tejkaluar rrënjësisht të gjitha shpresat dhe atë çka priste epoka, shpjegohet kryqëzimi i tij dhe shpjegohet efektshmëria e tij. Tashmë rreth njëzet vjet pas vdekjes së Jezusit e gjejmë të shpalosur plotësisht, në himnin e madh kushtuar Krishtit në Letrën filipianëve (khs. 2,6-11), një kristologji, ku thuhet se Jezusi ishte i barabartë me Zotin, por e zhveshi veten, u bë njeri, u përul deri në vdekjen në kryq dhe se Atij i takon nderi për krijimin, i takon adhurimi, që te profeti Isai (khs. 45-23) Zoti kishte shpallur se i përkiste vetëm Atij. Kërkimi në lëmin e kritikës e shtron me të drejtë pyetjen: çfarë ka ndodhur gjatë këtyre njëzet vjetëve që nga kryqëzimi i Jezusit? Si është arritur tek kjo kristologji? Veprimi i formacioneve komunitare anonime, tek të cilat bëhen përpjekje për të gjetur eksponentët, nuk shpjegon asgjë. Qysh vallë disa grupime të panjohura paskan mundur të jenë aq krijuese sa për të bindur të tjerët dhe për t'u imponuar në atë mënyrë? A nuk është më e logjikshme, edhe nga pikëpamja historike, se madhësia e ngjarjes ka zënë vend që në fillim dhe se figura e Jezusit, në praktikë i ka hedhur në erë të gjitha kategoritë e disponueshme dhe kështu ka pasur mundësi të kuptohet vetëm duke u nisur nga misteri i Zotit?"

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.