Shtate Motrat

Shtate Motrat

B20218
1.300 Lekë
Lucinda Riley
ISBN: 9789928217912
Publisher: Dituria
Publication Year: 2018

E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës. Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr papritur një telefonatë nga guvernantja: Pa Salti, i ati, ka vdekur. Ai baba bujar dhe karizmatik, që i ka birësuar nga të katër anët e botës dhe i ka vënë secilës emrin e një ylli, ishte njeri të cilit askush, madje as avokati dhe miku i tij për kokë, nuk ia dinte të kaluarën. Pasi kthehen menjëherë në vilë, motrat zbulojnë testamentin e vetëm: një sferë armilare, në unazat e së cilës janë gdhendur disa koordinata misterioze, gjurmët e origjinës së tyre të vërtetë. Maja është e para që dëshiron t’i deshifrojë dhe ka guximin të niset në kërkim të prindërve të saj biologjikë. Një udhëtim që do ta çojë në zemrën pulsuese të Rio de Zhanejros, ku një tufë letrash të vjetra do ta bëjnë të përjetojë historinë emocionuese të stërgjyshes së saj Izabelë, nga e cila ka trashëguar bukurinë magjepsëse. Me ndihmën e Florianos, shkrimtarit simpatik, Maja do të nxjerrë në dritë sekretin e një dashurie që pat lulëzuar në Parisin bohem të viteve ‘20, e lidhur fort me ndërtimin e statujës së Krishtit Shpëtimtar, që ngrihet madhështor mbi qytetin e Rios. Një histori që do ta tronditë nga rrënjët jetën e Majës.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.