Ne Cdo Frymemarrje

Ne Cdo Frymemarrje

B20876
1.200 Lekë
Nicholas Sparks
ISBN: 9789928003553
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2019
Number of Pages: 320

Në traditën romantike të Ngadhënjimi i dashurisë dhe Net të stuhishme, shkrimtari i bestsellerëve të New York Times-it Nicholas Sparks vjen sërish me historinë e një takimi të rastit që bëhet pikë qendrore e jetës së dy njerëzve shumë të ndryshëm, histori që kapërcen dhjetëvjetëshat, kontinentet dhe mbrapshtitë e fatit.

Hopi Anderson është në udhëkryq. Tridhjetegjashtëvjeçare, ka gjashtë vjet që është e lidhur me të dashurin e saj kirurg ortoped. Pa ndonjë plan martese në horizont dhe me babain të diagnostikuar me sëmundjen e SAL-it, ajo vendos të kalojë një javë në shtëpinë e familjes në Sunset Beach të Karolinës së Veriut që ta bëjë gati shtëpinë për shitje e të mendohet për vendimet e vështira lidhur me të ardhmen.
Tru Uollsi nuk ka qenë kurrë në Karolinën e Veriut, por është thirrur të shkojë në Sunset Beach nga letra që ka marrë nga një burrë që thotë se është i ati. Shoqërues turistësh në safari, i lindur në Zimbabve, Trui shpreson të zbulojë disa nga të fshehtat e jetës së të ëmës e të rigjejë kujtimet e humbura për vdekjen e saj. Kur rrugët e dy të panjohurve takohen, lidhja e tyre është e menjëhershme dhe e fuqishme... por kur largohen nga njëri-tjetri ndjenjat do t’ua lënë vendin detyrimeve familjare të secilit, duke i detyruar të sakrifikojnë e të shkatërrojnë lumturinë e tyre.

Duke nxjerrë në dritë pendesat zemërthyese dhe shpresën e pashuar, NË ÇDO FRYMËMARRJE zbulon aspektet e shumta të dashurisë që shkojnë deri në thellësitë më të fshehta të njeriut dhe ngre një pyetje: sa gjatë mund të jetojë një ëndërr?

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.