Stuhi E Bukur

Stuhi E Bukur

B21078
1.200 Lekë
Johanna Lindsey
ISBN: 9789928003737
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2019
Number of Pages: 484

Një roman për familjet Melori dhe Anderson.
Një dëshirë e ethshme për hakmarrje shndërrohet në një pasion të papritur.
Për herë të parë Xhejms Melori dhe krushqit e tij Andersonët bien dakord në diçka: ka ardhur koha të marrin shpagim ndaj rrëmbyesit, i cili kishte guxuar të rrëmbente vajzën e dashur të Xhejms dhe Xhorxhina Melorit, Xhekin, edhe pse ajo kishte mundur t’i ikte pa u dëmtuar.
Xhekin e kishte pushtuar zemërimi, sepse i ati nuk pranoi ta merrte me vete, kur ndërmori udhëtimin për në Karaibe për të ndjekur keqbërësin. Kështu, kur një i panjohur misterioz i ofron ndihmën e tij për ta çuar te rrëmbyesi, Xheki sheh një mundësi për ta ndëshkuar vetë në stilin e Melorive.
Gjërat nuk shkojnë krejt sipas planit dhe Xheki përfundon sërish e zënë në kurth dhe e ngujuar në një anije që po largohet nga brigjet e Anglisë. Ajo e kupton shpejt se ai që e ka kapur nuk është një pirat, por një fisnik i vendosur për të zgjidhur një çështje të vjetër me babanë e saj dhe ajo që e rrezikon më shumë është rritja e flakës së pasionit midis tyre.
Ta lemë, pra, legjendaren Johanna Lindsey t’ju pushtojë zemrën me romancën e saj të paharrueshme.
“Ajo nuk të zhgënjen kurrë, duke shkruar histori dashurie që të çojnë në thelbin e asaj ç’mund të jetë dhe ç’duhet të jetë dashuria… pasionante, e fuqishme dhe e mbushur me surpriza”.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.