Gruaja E Tonit

Gruaja E Tonit

B21145
1.400 Lekë
Adriana Trigiani
ISBN: 9789928062499
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2019
Number of Pages: 554

Kjo sagë magjepsëse nga shkrimtarja e shumëpëlqyer bestseller e New York Times, Adriana Trigiani, vendoset në kohën kur lulëzonin grupet muzikore të viteve 1940 si dhe përshkon periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Shkrimtarja rrëfen historinë e dy të rinjve të talentuar që vijnë nga shtresa punëtore, por me dëshirën dhe vullnetin e zjarrtë për të çarë drejt rrugës së suksesit derisa koha, tundimet dhe përgjegjësitë shtëpiake dhe familjare venisin ëndrrat e tyre.
Pak përpara Luftës së Dytë Botërore, Kiki Donateli dhe Saverio Armandonada takohen një ditë të bukur nën rrezet e ngrohta të bregut të Xhersit dhe bien në dashuri. Te dy janë të talentuar dhe ambiciozë me ëndrrën për t’u bërë këngëtarë të famshëm dhe për t’iu bashkuar orkestrave legjendare të Glen Millerit, Tomi Dorsit, Beni Gudmanit. Karriera e tyre arrin kulmin duke naviguar në botën magjepsëse të klubeve ku këndohet live, radios dhe televizionit. Çdo gjë shkon mirë derisa vihen përballë një zgjedhjeje: Cili prej tyre duhet të lërë mënjanë ambiciet për të mbajtur familjen dhe cili do të vazhdojë të ndjekë shkallët e karrierës? Dhe si do ta përballojnë ata impaktin që sjell zgjedhja që bëjnë në jetën dhe martesën e tyre?
Nga bregu i Xhersit në Las Vegas, pastaj në Hollivud dhe me të gjitha gjarpërimet që sjell jeta, kjo histori që kapërcen kohën dhe vendin është plot gjallëri dhe ngjyra historike duke ruajtur në bërthamë muzikën më të dashur të atyre viteve nostalgjike. “Gruaja e Tonit” është një epikë e mrekullueshme e jetës në një familje tradicionale italiane e cila pëson ndryshime sizmike me ritme të shpejta. E mbushur plot me personazhe të paharrueshëm plot jetë, me sens humori e karizmatikë, kjo histori e shkëlqyer njerëzore nxjerr në pah dhuntinë e Adriana Trigiani-t jo vetëm për të rrëfyer, por edhe për të kuptuar familjen, dashurinë dhe rendjen pas ëndrrës amerikane.
“Një rrëfim dashurie tepër kokëfortë për t’u dorëzuar ndaj dobësive njerëzore.”
Kirkus Review

“Gruaja e Tonit është disi në kontadiktë, duke qenë se forca e këtij libri është historia e Kikit, por Trigiani është një mjeshtre për të shkruar rreth familjeve komplekse italiane, plot me personazhe të cilët jetojnë dhe dashurojnë më pasion, por ndonjëherë edhe me zemër të copëtuar... Trigiani përcjell një tjetër sagë të fortë historike që lexuesve do t’u pëlqejë shumë.”
Library Journal
“Trigiani ... e mbush këtë roman me ëndje muzikale të periudhës ku lulëzonin grupet muzikore dhe me një dashuri që zgjat gjithë jetën… Përplot me melodi, kujtime, humor si dhe dashuri e humbje, ky roman i kompletuar është një pikë kthese emocionale.”
Publishers Weekely

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.