Gruaja Midis Nesh

Gruaja Midis Nesh

B21759
1.250 Lekë
Grup Autoresh
ISBN: 9789928292520
Publisher: Dituria
Publication Year: 2020
Number of Pages: 406

"I ngatërruar, i akullt dhe i zjarrtë njëkohësisht, Gruaja midis nesh, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen eksploron ndërlikimet e fshehta të një martese të lakmueshme dhe të vërtetat e rrezikshme, që ne i shpërfillim në emër të dashurisë.
Kjo është historia e një ish-bashkëshorteje xheloze, e brejtur nga ankthi për gruan që i ka zënë vendin. Por është edhe ajo e vajzës që pret të martohet me burrin e ëndrrave të saj, e përkundur në shpresat e një nuseje të re. Pra, është historia e një trekëndëshi ku është e vështirë ta kuptosh cilit t’i zësh besë. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, joshjeje dhe frike, tradhtie dhe lojërash pushteti, ku, njëlloj si në realitet, asgjë nuk është ashtu siç duket, sepse s’mund të ketë dashuri pa sekrete. Ka vetëm thërrime të vërtete pas gënjeshtrave. Apo gënjeshtra të vogla që, të mbledhura tok, bëjnë një të vërtetë. Një thriller me një mijë fytyra, që do t’ju mbajë të gozhduar me befasitë e tij.
"

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.