E Dashura

E Dashura

B21847
1.100 Lekë
Alice Clayton
ISBN: 9789928216908
Publisher: Botimet Living
Publication Year: 2020
Number of Pages: 301

Të kesh gjithçka, nuk ka qenë kurrë kaq emocionuese... ose e vështirë. Karolina Rejnoldsi dhe Simon Parkeri po shpërngulen në një shtëpi të re, por vazhdojnë të jenë shumë të ngarkuar me punë. Meqë shefja e saj do të niset për muaj mjalti, Karolina duhet të punojë me orar të zgjatur, kurse Simoni është i angazhuar me punën e tij anembanë botës. Megjithatë, kur takohen, seksi është më i zjarrtë se kurrë, duke provuar se malli e bën zemrën të dridhet dhe epshin më të fortë...
Por ja, rikthimi në qytetin ku u rrit, bën që Simoni të pyesë veten për prioritetet që ka në jetë dhe nëse i pëlqen vërtet ajo mënyrë jetese. Befas, zgjedh të qëndrojë në shtëpi dhe jo të shëtisë e të fotografojë botën, gjë që për Karolinën është problem i madh. A i duhet asaj të zgjedhë mes karrierës dhe jetës personale? Me kalimin e kohës, ideja e një shtëpie të madhe e të përbashkët, rrethuar me gardh të bardhë, fillon të duket e frikshme. A është gati ky çift i pazakontë të lërë mënjanë shakatë e të hedhë një hap kaq të rëndësishëm?
Duke na ofruar një tablo të qartë të jetës së një vajze të shekullit të njëzetenjëtë, Alice Clayton sjell një libër plot pasion dhe nota humori.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.