Cmimi I Tundimit

Cmimi I Tundimit

B21952
1.200 Lekë
Johana Lindsey
ISBN: 9789928004482
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2020
Number of Pages: 412

Autorja më e shitur Nr. 1 sipas “New York Times”, Johanna Lindsey, përzien pasionin dhe humorin në një roman të epokës së Regjencës, ku një fillestare katastrofike bëhet ylli i qytetit, me pak ndihmë nga një mik i Princit Regjent.
I kërcënuar nga armiq të fuqishëm, Uilliam Bllekbërni, Konti i Keterhamit, jeton në mërgim në Malësitë e Skocisë së bashku me të bijën, Vanesën. Kur vajza rritet, Uilliami i kërkon të kthehet te e ëma në Angli, për t’u njohur me shoqërinë. E rritur me gjithë të mirat dhe lirinë që e kishin vetëm djemtë, Vanesa nuk është e sigurt nëse mund të përshtatet me modelin e ngurtë të një zonjushe të re të kohës. Megjithatë, pranon të hyjë në shoqërinë e lartë, e vendosur të përfundojë hakmarrjen e nisur nga i ati, pa ia pasur idenë se sa shtrenjtë do t’i duhet ta paguajë.
Lordit Montgomeri Taunsend i pëlqen jeta plot aventura dhe rreziqe, ndërkohë që kujdeset për të zgjidhur problemet skandaloze të Princit Regjent. Ndërkohë që rri fshehur në shtëpinë e Konteshës Keterham, Monti sheh një katastrofë të vërtetë ndërsa e zonja e shtëpisë përpiqet të përgatisë të bijën për takim me djalin e pasur të një familjeje të fuqishme. Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t’ia realizuar këtë ëndërr. Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të martohet vetë me të!

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.