Deri Ne Frymen E Fundit

Deri Ne Frymen E Fundit

B22020
1.000 Lekë
Anne Sward
ISBN: 9789928310293
Publisher: Pegi
Publication Year: 2020
Number of Pages: 294

Suedi, vitet ’70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një
vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me
Lukasin, natën e një zjarri të madh që kërcënonte komunitetin e tyre. Të dy
fëmijë emigrantësh, të dy të dashuruar marrëzisht pas tokës, ata u bënë miq
të ngushtë, pavarësisht pengesave të forta nga ana e familjes së Losë. Takohen
fshehurazi në një shtëpi të braktisur buzë liqenit dhe të dy bashkë kalojnë
verat kredhur në ujë dhe dimrat kruspullosur brenda shtëpisë, duke risjellë e
ringjallur fragmente të filmit të tyre të preferuar “Deri në frymën e fundit”.
Fëmijëria e Losë së vogël rrjedh pothuajse e qetë. E ëma gjithnjë e këshillon
t’i ruhet dashurisë, por pa ia shpjeguar arsyen. Fjalët e së ëmës krijojnë brenda
së voglës pyetje pa fund, të cilave nuk di t’u japë përgjigje. Në çastin që Loja
do të njihet me Lukasin 13-vjeçar, që mban përbrenda një plagë të
pashërueshme, jeta e saj do të ndryshojë kryekëput.
Ajo që lind nga takimi i tyre i parë ngjan se është fillimi i një dashurie
adoleshence, një dashuri plot ëndrra, që duket e destinuar të zgjasë
përjetësisht. Ajo lloj dashurie që ëndërrojnë të gjithë, pa asnjë kompromis.
Por adoleshenca merr fund shpejt dhe Loja e Lukasi gjenden të ndarë, miqësia
e tyre do të marrë fund mes braktisjesh dhe tradhtish. Loja vendos të lërë pas
krahëve familjen, Lukasin dhe fshatin e saj.
Se si mund të shkatërrohet një miqësi kaq e pastër dhe e pafajshme – dhe kaq
rreptësisht e ndaluar – është një mister që shpaloset përgjatë udhëtimit të Losë
në Berlin, Kopenhagen e deri në Nju-Jork, nga një takim dashurie në tjetrin,
teksa duket e destinuar të endet nëpër një botë, të cilën e fajëson për ndarjen
nga Lukasi. Një roman i magjishëm, me humor dhe ndjenja të thella.
Historia e dashurisë që na rrëfen Anne Swärd nuk ka asgjë tradicionale.
Ndjenja që lidh Lonë me Lukasin është një prej atyre që të gjithë e kemi
ëndërruar, të paktën një herë: e dinë që i përkasin përgjithmonë njëri-tjetrit, e
dinë që s’mund të jetojnë pa njëri-tjetrin. Tragjedia është që e dinë edhe se
nuk mund të jetojnë me njëri-tjetrin. As me ty, as pa ty. Me hijeshi të
jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të
trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur
atë fill që i lidh në mënyrë të pazgjidhshme: pushtetin e fshehtë të dashurisë
së tyre të mbrapshtë.
Kritika
Kjo përrallë rritjeje dhe formimi ka të gjithë përbërësit e duhur: seks, vdekje,
fëmijëri të humbur; por dallohet për rrëfimin mbresëlënës.
Daily Mail
Psikologjikisht i thukët... Anne Swärd rrëfen rrjedhshëm për dashurinë,
tradhtinë dhe komplekset e zemrës së njeriut.
Independent
Në botën e autores Anne Swärd, atmosfera është përvëluese. Ajo shkruan për
një dashuri që shpërthen si një zjarr mes pyllit. Kur çdo gjë është sterrë dhe e
shkatërruar, mbeten krahët e ferrit, gati për t’u përflakur sërish.
Bodil Juggas, Arbetarbladet
Ndonëse, herë pas here, lexim disi i vështirë, historia provokuese dhe bindëse
lidh mjeshtërisht marrëdhënien e prindërve të Losë me adoleshencën e saj,
teksa eksploron këshillën e së ëmës “ruaju nga dashuria”.
Laura Temple, Irish Examiner

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.