Fundi I Vetmise

Fundi I Vetmise

B22996
1.000 Lekë
Benedict Wells
ISBN: 9789994306411
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2021
Number of Pages: 309

Fëmijëria e vështirë është si një armik i padukshëm: nuk e di kurrë se kur të godet.
Një roman famshëm për kapërcimin e humbjes dhe vetmisë, si dhe
për pyetjen se çfarë është e pandryshueshme te njeriu. E para së gjithash, një histori e madhe dashurie. Julesi, vëllai Marti dhe motra e tij Liza janë krejtësisht të ndryshëm, por një ngjarje tragjike lë gjurmë tek të tre: të rritur me kujdes madh në fëmijëri, i humbin prindërit në një aksident automobilistik. Megjithëse i çojnë në të njëjtin konvikt, secili ndjek rrugën e vet, bëhen të huaj dhe e humbin njëri-tjetrin nga sytë.
Sidomos Julesi, që dikur ishte shumë i sigurt në vetvete, tërhiqet gjithnjë e më shumë në botën e tij të ëndrrave. Ai zë miqësi vetëm me Alvën misterioze, por vetëm vite më vonë do ta kuptonte se sa e rëndësishme ishte ajo për të dhe çfarë i kishte fshehur gjithnjë. Kur rritet, e takon Alvën përsëri. Dukej sikur do ta rifitonin kohën e humbur, por pastaj e kaluara fillon t'i mundojë përsëri.
BENEDICT WELLS u lind në vitin 1984 në Mynih. Pas maturës, në vitin 2003 vajti në Berlin, ku iu përkushtua shkrimtarisë. Jetesën e siguronte duke bërë punë të ndryshme. Romani tij i parë, "Vera e fundit e Beck-sit", u botua në vitin 2008 dhe u realizua edhe film. Romani i tij "Pothuajse gjenial" (2011) ishte për muaj të tërë në listat e bestsellerëve.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.