Ngrohtesia E Debores

Ngrohtesia E Debores

B24703
1.200 Lekë
Sabrina Grementieri
ISBN: 9789928361288
Publisher: Muza Botime
Publication Year: 2022
Number of Pages: 358

NJË GRUA E RE, E GATSHME TË LUFTOJË PËR TË BIRIN DHE PËR TË DREJTËN E SAJ PËR TË DASHURUAR, MIDIS HORIZONTEVE TË MBULUARA ME BORË TË DOLMITEVE.
"NUK DO TË LEJONTE ASKËND T'IA MERRTE".
Mali I Alto Adixhes, shtëpia e gjyshërve dhe një fëmije trevjeçar. Janë pikërisht këto gjërat nga të cilat Anxhelika, një njëzetekatërvjeçare kokëfortë, nuk do të hiqte dorë kurrë. Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por një dëshirë të zjarrtë që i përfshiu për nja dy javë, për t'u shkrirë pastaj si débora në shenjat e para të pranverës. Kështu, Anxhi iu kushtua plotësisht vogëlushit, madje duke mos e lënë veten të shpërqendrohej nga një dashuri e vërtetë, e pjekur dhe e fuqishme: Rioja ka qenë gjithnjë një mik për të dhe për Matiasin, por tani ajo ndjenjë është rritur duke u shndërruar në diçka shumë më të thellë, që dridhet për t'u çliruar nga fshikëza dhe për të shpalosur flatrat e saj. Por kur Rikardoja bëhet sërish i gjalle, gjithçka ndryshon: jeta e Anxhelikës dhe e njerëzve që e duan gjendet papritur nderdyzash, në buzë të greminës.
Një roman i hareshem dhe delikat, zhytur në luginat e mbuluara me borë të Dolomiteve, ku pasionet ngrohin lëkurën dhe të papriturat ngatërrojnë zemrën.
SABRINA GREMENTIERI ka lindur në Imola. E diplomuar në Gjuhë të Huaja dhe në Shkenca Politike me drejtim ndërkombëtar, ka studiuar për një vit në Gjermani, por dashuria e saj e madhe mbetet Italia. Vendi ku jeton dhe që dëshiron të kremtojë sukseset e librave të saj. Tri janë që e shoqërojnë ngaherë: udhëtimet, leximi dhe të shkruarit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.