Te Besosh Ne Mrekulli

Te Besosh Ne Mrekulli

B06966
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Nicholas Sparks
ISBN: 9994390104
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2006
Number of Pages: 343

“Një ditë ju do të mësoni diçka e cila nuk mund
të shpjegohet shkencërisht. Dhe, kur ajo ndodh, jeta juaj do të ndryshojë në mënyrë të paimagjinueshme...”

Xheremi Marsh është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve. Një ekspert që duke u përpjekur të zbresë nga piedestali të mbinatyrshmen në artikujt që boton në Scientific American, sapo bëri shfaqjen e parë në TV kombëtar. Kur mori një letër nga qyteti i vogël i Bon Kreut, në Karolinën e Veriut, rreth dritave misterioze që shfaqen në një varrezë për të cilën tregohen shumë legjenda, nuk mund t’i rezistonte mundësisë për të shkuar dhe për të hetuar këtë enigmë.
Këtu, në këtë komunitet të vogël por shumë të bashkuar, Leksi Darnell, drejton librarinë e qytetit, ashtu si nëna e saj përpara se të vdiste në një aksident duke e lënë Leksin jetime.
E zhgënjyer nga lidhjet e kaluara, duke përfshirë edhe atë me një të huaj, ajo ishte e sigurt për një gjë: e ardhmja e saj do të ishte në Bon Krek, pranë gjyshes së saj dhe njerëzve që donte.
Xheremi priste që të kalonte një aventurë të shkurtër para se të kthehej në qytetin e tij. Por, që nga çasti që pa Leksin, u mahnit dhe u tërhoq shumë nga kjo grua e bukur e cila fliste me një zë të zvargur dhe reflektonte sinqeritet. Dhe Leksi, ndërsa ngurronte t’i besonte këtij të huaji, e kuptoi se po mendonte për Xheremin më shumë nga ç’kishte kurajën ta pranonte.
Tani, nëse lidhen bashkë, Xheremi Marsh, duhet të bëjë një zgjedhje shumë të vështirë: t’i kthehet jetës së mëparshme apo të bëjë diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë - të besojë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.