Tamara

Tamara

B07612
Out-of-Stock
700 Lekë
Eeva Kalipi
ISBN: 9994346172
Publisher: Dituria
Publication Year: 2007
Number of Pages: 256

Një roman shumë intrigues, plot ritëm, befasi, zhgënjime, por me shumë dashuri... Një libër, ku përshkruhet bukur lidhja e mistershme e një gruaje, Tamarës, me dashnorin e saj që është bërë impotent gjatë një aksidenti. Nëpërmjet rrëfimit të aventurave sentimentale të Tamarës (më pas shumë më tepër se kaq), lexuesi kupton në mënyrë dinamike që kjo histori nuk është përshkrimi i pastër dhe i thjeshtë i jetës së një gruaje të trallisur për dashuri fizike, por edhe shprehja e një vullneti të egër për emancipimin e psikes femërore. Me këtë roman të nxehtë, të ardhur nga i ftohti, i pari roman erotik finlandez, Eeva Kilpi sulmon, jo pa humor, puritanizmin, hipokrizinë dhe paragjykimet, që e bëjnë ekzistencën të trishtë dhe fajtore (të ndihesh mëkatare), si dhe kërkon për gratë të drejtën e një jete afektive dhe me seksualitet. Qendra e vëmendjes së Eeva Kilpit janë problemet e sprovuara të një gruaje, që lufton për pavarësi në një botë të zotëruar prej burrave e parasë. Feminizmi i saj, nëse mund ta quajmë kështu, nuk është as teorik, as i programuar, por i ndjeshëm e pothuajse i orientuar. Gjatë punës së vet radhit shprehi të veçanta në një temë të përçmuar nga shumë autorë – jeta e zakontë, kënaqësitë e brengat e saj.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.