Dite Te Ethshme

Dite Te Ethshme

B09029
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Sandra Brown
ISBN: 9789994300969
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2009
Number of Pages: 396

Sapo merr lajmin që vëllai i saj i vogël ka kryer vetëvrasje, Sajre Linçi lëkundet në vendimin që kishte marrë për të mos u kthyer më kurrë në Destini, qytetin e vogël të Luizianës, ku lindi e u rrit. Mendon të largohet menjëherë pas varrimit, por padashur e gjen veten të përfshirë në lojërat e Haf Hojlit, babait të saj tiran e sundues, njeriut që zotëron një kombinat metalurgjik, industrinë e vetme të qytetit, pra edhe jetën e gjithkujt që jeton atje.Siç e parandiente, asgjë nuk ka ndryshuar në qytet. Babai dhe vëllai i saj Krisi, janë më të këqij se kurrë dhe tashmë kanë një partner të ri në krimet e tyre, një avokat karizmatik dhe dinak, i quajtur Bek Merkant, i cili është po aq i korruptuar sa ata. Menjëherë Beku i afrohet Sajres dhe ajo kupton se diçka më shqetësuese luhet në prapaskenë.Ndërsa ajo i përvishet punës për të mësuar diçka për jetën e vëllait të vrarë, Denit, zbulon se ka shumë sekrete të tjera në qytetin e saj, që fshehin dekada dhimbjeje dhe zemërimi. Urrejtje të vjetra thurin plane për hakmarrje, krime të së shkuarës dalin përsëri në sipërfaqe dhe një djalë i ri i pakomprometuar, zëvendëssherifi i zonës, arrin në përfundimin se vdekja e Deni Hojlit nuk ishte vetëvrasje, por vrasje.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.