Gruaja E Bankierit

Gruaja E Bankierit

B10183
500 Lekë
Andrea Camilleri
ISBN: 9789994346837
Publisher: Dituria
Publication Year: 2010
Number of Pages: 136

Gjatë karrierës së tij të gjatë e të patëmetë si funksionar i lartë banke, Febo Germosino kishte marrë tri letra anonime. Tani, në ditën e parë të jetës së re prej pensionisti, i ka vendosur para vetes. Dy të parat janë shumë të hershme, prej dhjetëvjeçarësh. E treta është e kohëve të fundit dhe hedh dyshime për besnikërinë e gruas së tij të dytë, të re dhe shumë të bukur, Adelës. Është pikërisht ajo, Adela, protagonistja e këtij romani: e mrekullueshme, një femër fatale, joshëse, të cilës i pëlqen të veshë, në rrethana të veçanta, një tajër gri të përkorë. Një veshje, që ka një domethënie të thellë simbolike. Një domethënie, të cilën ndoshta do ishte më mirë të mos e njihnim kurrë... Letërsia e Camilleri-t është e pasur me figura femërore, gjithmonë të ndjekura nga historiçka dashurie, një lloj tolerance pothuajse dinake, lidhje e thellë me dobësitë e tyre sensuale, një vëmendje kureshtare për çastin e lëshimit, kur frerët dobësohen për pasionin, për hakmarrjen ose thjesht për një tekë; për një çast ose përgjithnjë; për dashakeqësi, për llogari ose për shpërthimin e ndjenjave. Janë të paktë shkrimtarët që, si Camilleri, kanë ditur të ndjekin ritmin e trupit dhe rrahjen e shpirtit femëror.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.