Vajza E Prape

Vajza E Prape

B10965
1.300 Lekë
Mario Vargas Llosa
ISBN: 9789994351657
Publication Year: 2010
Number of Pages: 299

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
Si përkthyes dhe interpret, që merr pjesë në konferenca në të gjithë botën, ia del mbanë ta takojë Lilin në çdo rimishërim të saj, si kilianka Lili, si shoqja Arleta, si madamë Arny, Mrs. Riçardson dhe Kumiko dhe ata rifillojnë përherë, edhe pse përkohësisht, dashurinë e tyre.
Kjo grua plot mister, që përgjërohet vetëm ndaj burrave me pushtet dhe para, e refuzon dashurinë e Rikardos së "sëmurë" pas saj. Edhe kur ia vjedh paratë të shoqit nga banka, edhe kur merret me kontrabantën e afrodiaziakëve nga Afrika në Japoni, narratori këmbëngulës e kthen sërish gruan në skenë pa shumë pse-ra.
Duke krijuar një tension të admirueshëm midis komikes dhe tragjikes, Mario Vargas Llosa luan me realitetin dhe fiksionin për të shtjelluar një histori, ku dashuria jepet si e papërcaktuar, si zonjë me një mijë fytyra, si vajzë e prapë. Pasion dhe ligësi, shans dhe fat, dhimbje dhe kënaqësi... për të dhënë fytyrën e vërtetë të dashurisë!

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.