Qaj E Qesh

Qaj E Qesh

B11623
600 Lekë
Andrea Grill
ISBN: 9789928405166
Publisher: Idk
Publication Year: 2011
Number of Pages: 200

Një roman i shkrimtares austriake Andrea Grill, që në tërësinë e vet, edhe pse nuk tematizon thjesht historinë e një dashurie, rrëfen aventurën midis dy të rinjve, një emigranti shqiptar dhe një vajze të re austriake, pothuajse adoleshente, që, për shkak të kuriozitetit, shpirtit të aventurës dhe joshjes nga e panjohura përfshihet në një histori, që e ke vështirë ta definosh nëse është histori dashurie, aventurë e provokuar nga kureshtja dhe habia para një bote të panjohur, apo një pëlqim që nuk arrin të shndërrohet në dashuri të njëmendët. Historia e rrëfyer në roman "është në të vërtetë diçka më shumë", sepse "ne u rritëm bashkë", shkruan autorja, duke iu referuar dy protagonistëve të romanit të saj: vajzës së re austriake dhe djaloshit shqiptar. Romani është ndarë në tri pjesë: në dy pjesët e para autorja rrëfen historinë me referenca të fuqishme në realitet, aq sa vetë romani ngjan me një metafiksion, ndërsa në pjesën e tretë kemi një kapitull të shkruar në formë letre me autor Galipin, personazhin shqiptar të romanit, kapitull që provon se në fund të fundit të gjithë jemi njerëz dhe pavarësisht diferencave, ndryshimeve etnokulturore e socio-politike, prapë duhet ta vlerësojmë e ta çmojmë njëri-tjetrin si njerëz.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.