Ankimi I Portnoit

Ankimi I Portnoit

B13052
1.000 Lekë
Philip Roth
ISBN: 9789994351749
Publication Year: 2012
Number of Pages: 264

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës së tij dhe nga një përkujdesje fatale për të mos i cënuar kodet morale të përcaktuara nga brezat e familjes së tij, trysni kjo e dhënë nga Philip Roth përmes një rrëfimi sa komik, aq edhe të vërtetë e të dhimbshëm.
Një çrregullim trupor, i ndikuar sa nga fiziku, aq edhe nga etika familjare e prejardhjes së Portnoit, si dhe impulset e tij altruiste, përplasen me një dëshirë të skajshme seksuale të tij, shpesh edhe me natyrë perverse, që e bëjnë Aleksadër Portnoin të gjendet shpesh në situara të vështira. Për shkak të kohës kur është botuar, Ankimi i Portnoit cilësohet si një roman emblematik, pasi iu përgjigj me idetë e tij valës së revolucionit seksual që përfshiu fundit e viteve 60'.
Menjëherë pas botimit, libri provokoi një debat të gjerë publik për shkak të përsiatjeve dhe analizave të tij mbi seksualitetin dhe obsesionin mbi seksin, si dhe përshkrimeve të patabu mbi vetëkënaqjen, reaksion ku veçmas u përfshinë edhe intelektualë hebrenj të Amerikës. Ankimi i Portnoit është romani më popullor i Philip Rothit dhe u rendit ndër 100 librat më të mirë të shekullit XX.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.