Mos Harro Te Me Puthesh

Mos Harro Te Me Puthesh

B15002
800 Lekë
Alexandre Jardin
ISBN: 9789928419781
Publisher: Pegi
Publication Year: 2014
Number of Pages: 217

Informacion i përgjithshëm rreth librit
“...çiftet vdesin nga heshtja.” Këtë mendon personazhi kryesor i “Mos harro
të më puthësh”, Gaspari ose, siç e ka mbiquajtur e shoqja, Zebra. Zebra
është noter, i martuar prej pesëmbëdhjetë vitesh me Kamilën dhe baba i dy
fëmijëve. Ai duhet të kishte jetën e përkryer, por diçka i mungon. Rutina
bashkëshortore ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së
viteve të para dhe atij kjo i duket e papranueshme. Zebra vendos t'ia rifitojë
zemrën Kamilës së tij... por si?
“Mos harro të më puthësh” (“Le Zébre”) u botua për herë të parë në 1988
dhe po atë vit fitoi çmimin letrar Femina. Qe një nga romanet më të
sukseshme të asaj periudhe dhe në vitin 1992 u ekranizua.
Të gjithë mjaftohen duke ia fituar zemrën një femre që papritmas shfaqet në jetën e tyre.
Po t’ia rifitosh zemrën gruas sate pas pesëmbëdhjetë vjetësh martese? Asnjë donzhuan
imagjinar nuk do t’i futej kësaj ndërmarrjeje të rrezikshme. Dhe pikërisht kjo e
mundonte Zebrën, sepse, jo më kot Shekspiri, Stendali dhe autorët më të mëdhenj nuk
kanë guxuar ta trajtojnë temën e rilindjes së dashurisë: një gjë e tillë duhet të jetë e
pamundur.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.