Aroma E Gjetheve Te Limonit

Aroma E Gjetheve Te Limonit

B15205
1.100 Lekë
Clara Sanchez
ISBN: 9789994303458
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2014
Number of Pages: 408

Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe, shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj. Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat, të cilët e ndihmojnë pas një vuajtjeje dhe sillen me të si gjyshërit që ajo nuk i ka njohur. Karina dhe Frederiku sikur i zgjidhin problemet e Sandrës dhe madje i ofrojnë një rrogë për ta shoqëruar Karinën në sesionet e riaftësimit, në shëtitje apo për të bërë pazarin. Askush nuk do të mendonte se ato tri jetë të bashkuara rastësisht përbëjnë arsyen e ekzistencës së Hulianit, një i moshuar që sapo ka mbërritur nga Argjentina dhe që ndjek hap pas hapi vajtjet dhe ardhjet e norvegjezëve. Një ditë Huliani i afrohet Sandrës dhe i zbulon hollësi të së shkuarës së tyre krejt të padyshimtë. I rrëfen, për shembull, se është një i mbijetuar i kampit të Mauthauzenit, kampit të përqendrimit për të cilin Sandra ka dëgjuar në ndonjë film apo në ndonjë dokumentar, një tmerr bardhë e zi që nuk ka të bëjë fare me të. Dhe Kristensenët nuk janë ata që duken. Megjithëse në fillim Sandra nuk i zë shumë besë Hulianit, pak nga pak do të fillojë t’i shikojë ndryshe zakonet, miqtë, fjalët dhe heshtjet e çiftit të të moshuarve, pa e kuptuar se fundi i pafajësisë së saj po ia vëjetën në rrezik. “Aroma e gjetheve të limonit” është një rrëfim tërheqës tmerri pa efekte të mbinatyrshme dhe është gjithashtu, dhe para së gjithash, një roman mbi kujtesën dhe çlirimin nga faji.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.