Nata E Marteses

Nata E Marteses

B15943
1.000 Lekë
Sophie Kinsella
ISBN: 9789928103963
Publisher: Dituria
Publication Year: 2014
Number of Pages: 425

Nata e martesës është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime (DITURIA, 2014). Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh dhe që e dashuron punën që bën, e çmendur pas të birit, e fiksuar pas të motrës, por realiste kur është fjala për jetën dhe pritshmëritë. Një ditë, fare papritur, Flisi mëson se Loti është në telash dhe kërkon ta ndihmojë. E prirë për “zgjedhje të pafata”, pasi ndahet nga i dashuri, Loti fare papritur i kthehet dashurisë së saj të parë. Duke dashur që kjo lidhje të jetë romantike dhe për t’u paraprirë problemeve, çifti vendos që, jo vetëm të presin ditën e martesës për të pasur marrëdhënie intime, por madje të kthehen në Greqi, vendin ku ata u takuan për herë të parë, për të shijuar marrëdhënien e tyre. Por a është kjo zgjidhja e duhur dhe a do të funksionojë kjo dashuri e rizgjuar? Çfarë do të zbulojë Flisi rrugës teksa shkon në resort së bashku me çiftin? Historia është udhëtimi, jo destinacioni, dhe me këtë roman Sophie Kinsella na kujton edhe një herë përse ajo vazhdon të mbetet në krye të listës së autorëve të letërsisë për femra. Nata e martesës është një roman mjaft zbavitës, frymëzues, gjallërues, gjithçka që secili mund të kërkojë nga vepra e një shkrimtareje kaq interesante si Kinsella. Personazhet e saj janë kaq të lidhura dhe kanë një personalitet të tillë, saqë lexuesi arrin të parashikojë se si ato përfshihen në vorbullën e incidenteve gazmore, si dhe momentet e paharrueshme që mbushin faqet e këtij libri. Çka e bën unik dhe argëtues këtë roman janë situatat komike, të papriturat e këndshme dhe momentet gazmore, të cilat e shoqërojnë lexuesin nga fillimi i librit në fund.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.