Puthjet E Veres

Puthjet E Veres

B16476
1.000 Lekë
Anna Premoli
ISBN: 9789928001375
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2015
Number of Pages: 244

Verë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur... Si për Titin e cila, e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme.
Kurse për atë që ka zgjedhur kampin dhe është në kërkim të aventurës, si Sveva, Slivia dhe Kiara, ditët në çadër mund të rezervojnë surpriza të këndshme... Por ka edhe nga ato që qëndrojnë në qytet dhe, për faj të kondicionerit të prishur, e lëshojnë veten në një pasion që të përvëlon, të tundon e të zbavit.
Si Stela që, e detyruar ta kalojë gushtin në Romë, jep mësime vallëzimi latino-amerikan në për një grup në Ostia. Por nipi misterioz i njërës prej nxënëseve të saj arrin t'ia turbullojë ditët e qeta e plot vapë. Ndërkaq Roberta, një gazetare e lirë, e kapur në kurth nga një martesë e mërzitshme, përfshihet në një dashuri të përzier me çokollatë të shkrirë dhe torta...
Qofshi nën hijen e çadrës, nën diellin e zjarrtë apo në freskinë e malit, do t'ju tërheqin shumë këto rrëfime pikante e të parezistueshme, sepse edhe vera juaj mund të kthehet në një verë plot me puthje!

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.