Dergome Shume Jete

Dergome Shume Jete

B16650
Out-of-Stock
750 Lekë
Paolo Di Paolo
ISBN: 9789994304134
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2015
Number of Pages: 168

Kështu është, mësjë, apo jo?Mund të pyeste taksistin. Mund të hapte dritaren e makinës dhe të pyeste kalimtarët, të bërtiste.Idetë, të paktën idetë, a do të jetojnë më gjatë se ne.Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur.Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t'i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero.I gjatë, thatim, syze miopi, vetëm njëzetekatërvjeçar, Pieroja ka themeluar revista, një shtëpi botuese dhe lufton plot kthjelltësi e sypatrembje rrokopujën autoritare ku po qorrolliset vendi.Janë ditët e Karnavaleve të 1926-ës. Moraldi s'i ndahet këmba-këmbës Pieros, dëshiron ta takojë, ta imitojë, ta bëjë shok, por çdo orvatje dështon.Ndërkaq shtie sërish në dorë valixhen e humbur dhe lë mendjen pas Karlotës, një fotografe rruge, e shpenguar dhe idhnake, në pragnisje për në Paris. Edhe Pieroja niset për në Paris duke lënë në Torino dashurinë e zemrës, Adën, si dhe foshnjën e lindur vetëm një muaj më parë. Në acarin e qytetit të huaj, i yshtur nga një ankth i ethshëm për projekte, liri e revolucion, Pieroja sëmuret. Po Moraldi?Edhe ai, duke ndjekur pas Karlotën, i është drejtuar Parisit. Dashuria, aspiratat, tensioni drejt së ardhmes: gjithçka ngrihet në ajër si një balonë mbi Senë. Ç'përgjigje duhet të presë? Mos vallë janë Karlota dhe Pieroja përgjigjet e tij,apo gjithçka është iluzion rinor. Paolo Di Paolo, duke evokuar një protagonist të shekullit të njëzetë, shkruan një roman plot pasion dhe mallëngjim rreth dashurisë, mundimit, rrezikut të të qenit i ri.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.